Ballina Kryesore Marrëveshja me detin, mediat greke zbulojnë takimin e “fshehtë” mes Ramës e...

Marrëveshja me detin, mediat greke zbulojnë takimin e “fshehtë” mes Ramës e Tsipras në Londër

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Aleksis Tsipras, do të takohen të martën në një bisedë kokë më kokë, në një kohë kur pritet që Tirana dhe Athina të finalizojnë një marrëveshje për çështje të mbajtura pezull prej vitesh.

Mediat greke raportojnë se dy kryeministrat do të takohen gjatë takimit që mbahet në Londër në kuadër të procesit të Berlinit.

Edhe më herët është raportuar nga mediat greke se dy kryeministrat do të takoheshin brenda 10-ditëshit të parë të Korrikut.

Një ditë më parë, gazeta greke “Kathimerini” shkruante se nënshkrimi i marrëveshjes për kufirin detar mund të shtyhet për shkak të presionit të opozitës greke pas arritjes së marrëveshjes me Shkupin për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook