Ballina Kronike Mbi 45 mijë kosovarë kane hequr dorë nga shtetësia e tyre. Ministria...

Mbi 45 mijë kosovarë kane hequr dorë nga shtetësia e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme deklaron shifrat e frikshme

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e deri më sot, për çdo vit 5.000 shtetas kanë hequr dorë nga shtetësia Kosovare. Nëse flasim për një përllogaritje të saktë, flitet për një shifër minimale te 45.000 shtetas. 

Ka qenë udhëheqësi i Divizionit për Shtetësi ,MPB, Liridon Neziri i cili ka deklaruar këto shifra dhe arsyen përse ka ndodhur. Sipas tij, disa vende të Bashkimit Evropian ku jetojnë qytetarët e Kosovës nuk lejojnë dy shtetësi. 

“Mbi 45 mijë persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, flasim në total, nga viti 2009 deri në këto momente kur po flasim. Kjo nuk ndërlidhet asgjë me trendët e fundit të personave që dëshirojnë të jetojnë në një shtet të Bashkimit Evropian, por lidhet kryesisht me emigracionin që ne kemi pasur ndër vite dhe me personat që tashmë kanë krijuar një bazë në shtetet e BE-së. Janë integruar atje dhe dëshirojnë të jetojnë atje. Kjo nuk ndërlidhet as me procesin e liberalizimit të vizave për lëvizjen e lirë, por thjesht me procesin e shtetit që nuk është pjesë e Bashkimit Evropian. Duke pasur parasysh se Kosova ka emigracion jashtëzakonisht të madh në vendet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani, Austri apo edhe në vendet skandinave. Sa i përket humbjes së shtetësisë së Kosovës prijnë kërkesat nga Gjermania. Ky numër mundem me thënë se është relativisht i madh për arsye se këto shtete nuk lejojnë dy shtetësi, atëherë qytetarët tanë që tashmë janë integruar në këto vende të Bashkimit Evropian, zgjedhin që ta mbajnë shtetësinë e këtyre vendeve”, deklaron Neziri.