Ballina Aktualitet Mbretëresha Elizabeth II uron Presidentin Meta për detyrën e re, ja çfarë...

Mbretëresha Elizabeth II uron Presidentin Meta për detyrën e re, ja çfarë shkruan ajo në mesazhin e saj

Ilir Meta u betua dje si Presidenti i 10 i Shqipërisë ndërsa sot Presidenti i Republikës ka marrë një mesazh urimi nga mbretëresha e Anglisë Elizabeth II.

Mbretëresha Elizabeth II ka uruar presidentin Meta teksa ka theksuar se bashkëpunimi midis dy vendeve do të vijoj ngushtësisht për të fuqizuar më tej marrëdhëniet.

 

“Dëshiroj t’ju uroj me rastin e përurimit Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë! Unë dhe Qeveria ime presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të fuqizojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Ju përcjell Ju dhe popullit të Republikës së Shqipërisë urimet e mia më të mira për të ardhmen”, – shkruhet në mesazhin e Mbretëreshës Elizabeta II.