Ballina Kryesore Mbroni zemrën dhe humbni në peshë duke konsumuar kos çdo ditë

Mbroni zemrën dhe humbni në peshë duke konsumuar kos çdo ditë

Një studim i ri ka zbuluar, se gratë të cilat konsumojnë kos para një vakti të lartë në yndyra dhe karbohidrate, kanë nivele më të ulëta të inflamacionit në gjak, krahasuar me ato që nuk konsumojnë fare kos.

Kosi mund të parandalojë futjen e toksinave në enët e gjakut dhe forcon veshjen e brendshme të zorrës, shkruan “shëndeti”.

Konsumimi i kosit para një vakti mund të ndihmojë gjithashtu në përshpejtimin e metabolizmit dhe uljen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve metabolike dhe kardiovaskuale, thonë shkencëtarët.

Ky është studimi më i fundit, që tregon se si një tas me kos mund të përmirësojë shëndetin në disa mënyra, duke filluar nga ulja e temperaturës së turpit deri tek forcimi i kockave dhe ulja e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Madje mund të ndihmojë edhe në rënien në peshë dhe parandalimin e infeksioneve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook