Ballina Kryesore Mbyllet me kaos derbi i Stambollit, lojtarët përleshen në fund të ndeshjes

Mbyllet me kaos derbi i Stambollit, lojtarët përleshen në fund të ndeshjes

Derbi i Stambollit mes Galatasaray dhe Fenerbahce u mbyll me grindje masive mes futbollistëve të të dyja skuadrave në “Turk Telekom Arena”. Golat e Ryan Donk dhe Martin Linnes i dhanë Galatasaray një epërsi të dyfishtë, por Fenerbahce luftoi përsëri dhe përmes Mathieu Valbuena dhe Jailson ia doli të barazojë 2-2.

Badou Ndiaye i Galatasaray, i huazuar nga Stoke, ish-sulmuesi i Tottenham, Roberto Soldado, dhe Jailon, i hodhën benzinë zjarrit. Jailson u shfaq duke fyer tifozët vendës, çka shkaktoi zemërimin e lojtarëve të Galatasaray.

Pjesa më e madhe e skuadrës vendëse iu vërsul mesfushorit brazilian. Pasi e pa veten nën sulmin e krejt kundërshtarëve, 23-vjeçari vendosi të dilte nga situata dhe vrapoi për te forcat e sigurisë dhe dhomat e zhveshjes. Një pjesë e madhe e lojtarëve të Galatasaray e ndoqi dhe e goditën me grushta.