Ballina Aktualitet Me gishtin e mesit lart dhe pankarta në duart, të rinjtë në...

Me gishtin e mesit lart dhe pankarta në duart, të rinjtë në Tiranë protestojnë për mbyllejn e llotove

Kush tha që shqiptarët nuk protestojnë?! Ende pa u bërë fakt mbyllja e pikave të basteve sportive dhe e objekteve të tjera ku luhet fati, të rinj që punojnë aty kanë dalë në protestë.

Me gishtin e mesit lart dhe me pankarta në duar, sot kanë protestuar dhjetëra të rinj të punësuar në pika të ndryshme bastesh.

“Nga protesta kunder projektligjit qe hedh ne rruge 15000 punonjes te basteve sportive dhe le ne meshire te fatit 4500 ambiente te marra me qera dhe ku ushqehen 4500 familje. Ku ja pa barkun e madh Erion Veliaj ?..ata jane hallexhinj…ngelin pa pune.”
Nuk dihet se cili është plani i qeverisë për të papunët pas 1 janarit, ditë kur do mbyllen lojërat e fatit, por e sigurtë është që alternativa më e afërte e të rinjve është emigrimi”, shkruhet në fotot e postuara në rrjetet sociale.