Ballina Kryesore “Më vjen keq për Rrahmanin”, Rama zbulon situatën e vështirë në të...

“Më vjen keq për Rrahmanin”, Rama zbulon situatën e vështirë në të cilën ndodhet deputeti i PS

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të PS-së, kryeministri Rama ka shprehur keqardhje për gjendjen në të cilën ndodhet deputeti socialist, Rrahman Rraja, djali i të cilit, Rexhepi, akuzohet për dhunimin e 25-vjeçares, Xhisiela Maloku.

Rama zbuloi dhe gruaja e tij ndodhet e sëmurë në spital duke luftuar për jetën dhe deputeti i PS i ndodhet pranë por shtoi se djali i tij Rexhepi është atje ku duhet të jetë.

“Më vjen shumë keq për Rrahmanin, se po kalon një moment të vështirë pranë në shtrati të spitalit ku e shoqja po lufton me vdekjen. Si baba me një djalë që meriton të jetë aty ku është”, u shpreh kreu i qeverisë.

Gjithashtu Rama bëri një krahasim dhe theksoi diferencat mes kësaj mazhorance dhe opozitës dikur në pushtet.

“Po kush është pjesë e kësaj familje e këtij grupi ka marr përsipër të jetë pjesë e të qenit ndryshe.. Ne nuk jemi engjëj, nuk jemi të pagabueshëm përkundrazi kemi të gjitha të metat dhe dobësitë tona por ne të lidhur me krimin…Ne që për vite u baltosëm sikur ishim një grup parlamentar me 90 kriminelë dhe në fund fare kur kaloi ligji i dekriminalizmit nuk doli njëherë dhe Arben Ndoka që prekej nga ligji dha dorëheqjen më parë. Njëri, 4 të tjerë nuk ishin fare pjesë e grupit tonë”, deklaroi Rama.