Ballina Bota Media e njohur britanike zbulon skandalin, si po iu shiten terroristëve pasaportat...

Media e njohur britanike zbulon skandalin, si po iu shiten terroristëve pasaportat e vjedhura për 2,500 pound

Prestigjozja britanike, “DailyMail” ka zbuluar një skandal të përmasave të mëdha.

Bëhet fjalë për pasaportat e vjedhura britanike, të cilat po iu shiten në tregun e zi kriminelëve dhe terroristëve.

Sipas medias së njohur kjo është mënyra se si xhihadistët dhe kriminelët kanë hyrë në territorin britanik, pa u zbuluar nga policia, transmenton “DuaLajm.com”.

Por më shqetësues është fakti se disa nga qytetarët britanikë po ua shesin vetë pasaportat e tyre emigrantëve të huaj të ngjashëm me ta në aparencë.

Skandali u zbulua pas një investigimi disa mujor, ku u përdor një gazetar investigativ, i cili hyri në kontakt me “ofruesit” e pasaportave të vjedhura dhe dokumentoi të gjithë “tregtinë” e mjeteve të identifikimit tek shtetasit e huaj, kryesisht arabë ose afrikano-verior.

Sakaq, policia britanike ka nisur hetimet, ndërsa “DailyMail” bën me dije se përveç pasaportave të vjedhura, këto grupe kriminale përdornin edhe mjete të falsifikuara identifikimi.

Grupi kriminal kryesisht vepronte në Turqi dhe Greqi, ndërsa burime nga Europol, agjencia policore e BE-së, konfirmojnë se së shpejti priten rezultate në luftën kundër këtij krimi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook