Ballina Kronike Media e njohur greke plas “bombën”: Audi i ish-ministrit ka trafikuar drogë...

Media e njohur greke plas “bombën”: Audi i ish-ministrit ka trafikuar drogë edhe nga Greqia

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me dosjen “Habilaj”, në të cilën është përfshirë dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Media e njohur greke “Zougla” shkruan se autoritetet e shtetit fqinj kanë prova të forta që vërtetojnë se makina e ish-ministrit ka trafikuar disa herë drogë edhe nga Greqia.

Sipas gazetës helene, trafiku bëhej përmes “Audi A8” të ish-ministrit Tahiri, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka shitur kushërinjve të tij Habilaj, që nga viti 2013.

“Hetimet nga vendi fqinjë kanë prova të forta se droga është transportuar nga Shqipëria në Itali nëpërmjet kufirit grek, shpesh me një nga makinat shtetërore të ish-ministrit”, shkruan media greke.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook