Ballina Kryesore Mediat greke ngrenë në “qiell” Ilir Metën: Ndërhyri për kthimin e trupit...

Mediat greke ngrenë në “qiell” Ilir Metën: Ndërhyri për kthimin e trupit të heroit tonë Kaçifas

“Ilir Meta është politikani shqiptar më afër grekëve”.

Kështu i qaset gazeta greke “Protothema” Presidentit të Shqipërisë teksa shkruan se ishte ai që ndërhyri për të kthyer trupin e Kostantin Katsifasit tek familje pas hetimeve të Prokurorisë së Krimevë të Rënda.

“Brenda pak orësh, por jo më vonë se të mërkurën në mëngjes pritet të dorezohet për familjarët trupi Kostandinos Kacifa, i cili mbeti i vrarë nga RENEA ne Bularat të Gjirokastrës pas dyluftimit për të mos u dorëzuar”, shkruan Protothema” duke mos i kursyer lëvdatat për Metën.

Gazeta nacionaliste greke shkruan Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur letrës dërguar nga kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili kishte theksuar dimensionin humanitar të çështjes dhe nevojën për t’i dorëzuar trupin e Kacifas familjes për të bërë varrimin në Bularat.

Më tej shtojnë se Prokuroria shqiptare ka përfunduar procedurat që lidhen dhe ekspertizën mjeko-ligjore dhe sonte ose të mërkurën në mëngjes do të nënshkruhet vendimi për lirimin nga morgu i Tiranës, që trupi i 35-vjecarit Kacifa te merret nga familja për të kryer funeralin në Bularat.

Katsifa u neutralizua nga RENEA javën e shkuar në Bularat pasi terrorizoi me armë fshatin, ndërsa qëlloi me automatik në drejtim të forcave të rendit duke mos iu përgjigjur thirrjes së tyre për t’u dorëzuar.