Ballina Kryesore Merkato e Janarit, Ibrahimoviç drejt rikthimit te skuadra e Milanit

Merkato e Janarit, Ibrahimoviç drejt rikthimit te skuadra e Milanit

Milani është në kërkim të një tjetër sulmuesi në merkaton e janarit. Ëndrra e madhe e kuqezinjve është Zlatan Ibrahimovic. Suedezi mbylli sezonin me Los Angeles Galaxy, të cilët nuk arritën të kualifikohen në playoff-in e Major League Soccer.

Zlatan ka deklaruar gjithmonë se ndihet mirë në Los Angeles, por ai kërkon të rikthehet në Europë, më saktë në Itali, ku ka nostalgji të madhe prej Milanos. Pavarsisht se është 37-vjeç, blerja e suedezit ka bërë tifozët e Milanit të ëndërrojnë, ku ai do të formonte një dyshe të frikshme së bashku me Gonzalo Higuain.

Një problem është edhe fair play financiar, i cili është gjithsesi i kalueshëm. Skuadra kuqezi ka shpenzuar tashmë 40 milionë euro për afrimin e Lucas Paquetas. Ndërkohë, Leonardo beson se do të afrojë suedezin me parametër zero, me rrogën e tij që pritet të jetë gjithashtu e përballueshme.