Ballina Kryesore Merkel letër për Kosoven, përmend vizat dhe kufijtë

Merkel letër për Kosoven, përmend vizat dhe kufijtë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ia ka kthyer letrën kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, në të cilën shpreh shqetësimin e saj për idenë e Thaçit për ndryshim të kufijve.

Siç njofton komunikata e LDK-së, thuhet se Merkel ka inkurajuar vazhdimin e dialogut me Serbinë, dhe gjithashtu ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Kancelarja Merkel thekson se “edhe nga këndvështrimi im është shumë me rëndësi që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve. Debatin rreth ndryshimit të kufijve edhe unë, sikurse ju po e përcjell me brengosje të madhe”, porosit Kancelarja Merkel”, thuhet në komunikatë.

Në këtë letër Merkel ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është një gjë shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës.

“Duke trajtuar çështjen e liberalizimit të vizave të adresuar nga shkresa e Kryetarit të LDK-së, Kancelarja Gjermane Angela Merkel shkruan: ”Unë jam e vetëdijshme sa e rëndësishme është arritja e udhëtimeve pa viza për qëllime turizmi për vendin tuaj. Thelbësore për Gjermaninë në këtë rast është plotësimi pa përjashtim i të gjitha kritereve, para se mund të jepet liberalizimi i vizave. Konsultimet e shteteve anëtare të BE-së rreth kësaj çështjeje janë duke vazhduar”, vazhdon njoftimi i LDK-së.

Mustafa i kishte shkruar një letër Angela Merkelit me datë 28 shtator, ku e kishte njoftuar atë me qëndrimet rreth dialogut me Serbinë