Ballina Bota Merkel nervozohet me të ftuarën 101-vjeçare në ceremoninë e përkujtimit të Luftës...

Merkel nervozohet me të ftuarën 101-vjeçare në ceremoninë e përkujtimit të Luftës së Parë Botërore

Në ceremoninë e përkujtimit të Luftës së Parë Botërore kanë qenë të ftuar të gjithë emrat e shquar të politikës botërore.

Ndër të ftuarit ka qenë prezente dhe një grua e moshuar 101-vjeçare e cila ka përshëndetur presidentin Macron dhe ka ngatërruar Kancelaren gjermane Angela Merkel me bashkëshorten e tij. 

Kancelarja është munduar disa herë ti shpjegojë, në gjuhën frënge, të moshuarës pozicionin e saj dhe se ishte ngatërruar, por ka qenë e kotë. 

Macron 40 vjeç është i martuar me mësuesen e tij 65 vjeçare dhe ky është bërë shkak për ngatërresën që ka bërë e moshuara. 

Nga imazhet e kapura duket qartë habia e Merkel pranë zonjës 101-vjeçare.