Ballina Kryesore Merr karton të kuq, Bare “i shfryhet” arbitrit: Shko q*u, bir k**ve

Merr karton të kuq, Bare “i shfryhet” arbitrit: Shko q*u, bir k**ve

Futbollisti shqiptar që luan me Atletiko Madrid B, Keidi Bare u ndëshkua dy herë me karton të verdhë në ndeshjen kundër Deportivo La Coruna B.

Arbitri e nxori me të kuq brenda 15 minutave lojë, por akoma më e rëndë është ajo që ka ndodhur pas përfundimit të pjesës së parë.

Mesfushori, të cilit iu besua edhe një fanellë e Kombëtares nga Panucci në sfidën miqësore ndaj Norvegjisë, ka reaguar shumë ashpër ndaj arbitrit kryesor.

Në relacionin e arbitrit pas ndeshjes, ka shënuar se Bare i është drejtuar me fjalët: “Shko q*u”, kur ka parë kartonin e kuq. Akoma më të rënda, kanë qenë fjalët drejt arbitrit kryesor, në dhomat e zhveshjeve, pas përfundimit të pjesës së parë. “Je budalla. Bir ku***. Shko q*u!”, shënohet t’i ketë arbitrit, Keidi Bare, në relacionin e ndeshjes.

LEXO EDHE:  Kristian Panuçi mahnitet nga debutimi i 19 vjeçarit tek Atl.Madrid: "Duhet të vazhdojë kështu siç e ka nisur..."

Sipas raporteve të portaleve spanjolle, sjellja e tij pritet t’i kushtojë shtrenjtë talentit shqiptar, pasi mund të marrë një pezullim deri 12 javë pa u aktivizuar në lojë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook