Ballina Kryesore Mesazhi prekës i motrës për vëllain me aftësi të kufizuara (VIDEO)

Mesazhi prekës i motrës për vëllain me aftësi të kufizuara (VIDEO)

Edhe pse ka lindur me aftësi ndryshe, ai ka ditur shumë mirë si ta motivojë veten dhe të jetë një frymëzim për të gjithë njerëzit e tjerë.

Aleksandri nga Lezha, ishte i pranishëm në studion e “Ka një mesazh për ty” në “Të Dielën Shqiptare” .

Ai ishte thirrur nga motra e tij, Xhoana e cila kishte një mesazh shumë të fortë për vëllain e saj.

“Kam një mesazh për ty. Dua që ti të jesh i lumtur dhe asnjëherë të mos mërzitesh. Do me kesh pranë gjatë gjithë jetës tënde. Do jem unë ajo që siç je kujdesur ti gjithmonë për mua, ashtu do të kujdesem dhe unë sot për ty. Dua të jesh i lumtur, i buzëqeshur asnjëherë të mos mërzitësh. Je një person shumë i shtrenjtë për mua dhe për këtë të dua shumë”, u shpreh Xhoana, për vëllanë e saj.