Ballina Kryesore Meta i përgjigjet Ramës: I ftoj amatorët të lexojnë Kushtetutën, kam një...

Meta i përgjigjet Ramës: I ftoj amatorët të lexojnë Kushtetutën, kam një pyetje për…

Presidenti Ilir Meta i ka quajtur amatorë të gjithë ata që mendojnë se në Kushtetutë është e shkruar se dekretimi i një ministri është një akt ceremonial.

Meta u shpreh se në mënyrë eksplicite nuk është e shkruar në asnjë rresht të Kushtetutës se dekreti i presidentit mund të rrëzohet nga Parlamenti.

“Besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo. Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën… por të gjithë amatorëve, diletantëve, do u thoja që të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e presidentit. Akt ceremonial është vetëm betimi të presidenti. Kam një pyetje tjetër, a mundet që dekreti i presidentit të rrëzohet në Kuvend?!, se as kjo nuk shprehet në asnjë moment në mënyrë eksplicite në Kushtetutë”, u shpreh Meta.

Prononcimi i plotë
Pyetje
: A do ta dekretoni Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm? Kryeministri paralajmëroi njëditëmë parë se do ta dërgojë te ju sërish emrin e tij.

Presidenti Meta: Forumi “Tirana Connectivity” i mbajtur sot ishte i mrekullueshëm dhe besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo.

Pyetje: A keni një arsye ligjore për mosdekretimin e z. Lleshi si ministër? Jo bindje, arsye ligjore…

Presidenti Meta: Përsa i takon anës ligjore pa dashur të jap leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorët, diletantët apo atyre që janë të njëanshëm, do t’i ftoja edhe njëherë të lexojnë Kushtetutën, kompetencat e Presidentitdhe se akt formal apo ceremonial është vetëm betimi te Presidenti.

Dhe të gjithë atyre, që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial dhe individual, por formal dhe se Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në Kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite që Presidenti mund të kthejë mbrapsht një propozim, kam një pyetje tjetër:

A mundet Parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit për një ministër? Sepse edhe kjo nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kështu që, më lini të bëjdetyrën time me përgjegjshmëri të plotë, si gjithmonë.