Ballina Kryesore Meta takon zyrtarin e lartë të SHBA, “bashkon” edhe Lu me Bashën

Meta takon zyrtarin e lartë të SHBA, “bashkon” edhe Lu me Bashën

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta organizoi sot Mbrëmjen Gala të aktivitetit “South East Europe Gathering 2018 / Mëngjesin e Lutjeve” me temë: “Duajeni fqinjin tuaj”!, ku i ftuar ishte edhe NdihmësSekretari amerikan i Shtetit, Pete Marocco.

Në fjalën e tij përshëndetëse para të pranishmëve, Presidenti Meta shprehu vlerësimin e tij më të lartë për Grupin bipartizan të Lutjeve të Parlamentit të Shqipërisë, që bëri të mundur për herë të parë mbajtjen e këtij Takimi tradicional në Tiranë.

Më tej, Presidenti i Republikës theksoi se tema e këtij aktiviteti është shumë frymëzuese dhe me ndikim të fortë në marrëdhëniet tona të përditshme, si te njerëzit, ashtu edhe kombet.

“Në ditët e sotme, vendet e rajonit tonë po përjetojnë një frymë të re bashkëpunimi. Janë ende larg pajtimit të mirëfilltë, por të paktën dialogu po vazhdon. Në përgjithësi mbizotëron mirëkuptimi dhe bashkëpunimi. Kontaktet e drejtpërdrejta mes njerëzve, sidomos të rinjve, janë rritur jashtëzakonisht shumë gjatë viteve të fundit”, tha Presidenti Meta, duke theksuar se të gjitha vendet e rajonit synojnë të integrohen në Bashkimin Evropian, që do të thotë se po punojnë për të përmbushur të gjitha standardet dhe kriteret e BE-së.

“Ne nuk do ta lejojmë rajonin të rikthehet në të kaluarën konfliktuale. Si fqinj të mirë ne po krijojmë hap pas hapi besim më të fortë te njëri-tjetrit, duke ndërmarrë veprime konkrete, dypalëshe dhe rajonale. Për ta krijuar këtë besim, mendoj se duhet të mësojmë nga mesazhi i ish-Presidentit të SHBA-së, Harry Truman, i cili dikur ka thënë, citoj: “Të gjithë do ta pranojnë se, që të kemi fqinjë të mirë, duhet të jemi edhe ne vetë fqinj të mirë’”, deklaroi ndër të tjera në fjalën e tij Presidenti Meta.

LEXO EDHE:  TAKIMI/ Meta garanton fëmijët: Dyert e Presidencës do t'i keni përherë të hapura (Foto)

Gjatë Mbrëmjes Gala, Presidenti Meta dhe zyrtari i lartë amerikan Marocco kanë një zhvilluar një bisedë tepër të ngrohtë e miqësore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook