Ballina Kryesore Meta uron Ditën e Verës, ja mesazhi që ka për shqiptarët

Meta uron Ditën e Verës, ja mesazhi që ka për shqiptarët

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot të gjithë shqiptarët për festën e Ditës e Verës.

Përmes një postimi në faqen e tij në “Facebok”, Meta uron sa më shumë optimizëm dhe shpresë për shqiptarët.

“Të dashur miq, Gëzuar Ditën e Verës! Uroj që ngjyrat dhe tingujt e mrekullueshëm pranverorë të përtërijnë optimizmin, shpresën dhe gëzimin në familjet dhe zemrën e secilit prej jush!🌼”, shkruan Meta në “Facebook”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook