Ballina Kryesore Meta vlerëson Dritan Zaganin, ja çfarë thotë për Habilajt

Meta vlerëson Dritan Zaganin, ja çfarë thotë për Habilajt

Duke folur për gazetarin Çim Peka, lidhur me luftën ndaj krimit të organizuar dhe emërimin e ministrit të ri të Brendshëm, Presidenti Ilir Meta tha se lufta ndaj krimit nuk është teknike, por edhe politike.

Ai solli në vëmendje rastin e oficerit Dritan Zagani, i cili denoncoi i pari trafikun e bandës së “Habilajve”, por në vet ti arrestonte shteti, doli se banda e shkarkoi oficerin.

“Dritan Zagani ishte kuadër i Policisë, i trajtuar nga partnerët ndërkombëtarë. Lufta kundër krimit të organizuar është politike sepse po të ishte teknike Zagani do t’i kishte arrestuar Habilajt dhe nuk do ishin Habilajt që do e detyronin të largohej dhe të kërkonte azil politik”,- tha Presidenti.