Ballina Kryesore Mimoza Shkodra pohon për herë të parë ndarjen nga Seldi. “Jam e...

Mimoza Shkodra pohon për herë të parë ndarjen nga Seldi. “Jam e lumtur”

Pas dyshimeve për probleme në çift, i ka dhënë fund zërave vetë Seldi kur deklaroi në emisionin “Dance With Me” se ishin ndarë me këngëtaren bukuroshe Mimoza Shkodra.

Por edhe pas kësaj deklarate, vetë këngëtarja nuk u prenoncua madje nuk hoqi as fotot me Seldin nga adresa e saj facebook. Pas kaq kohësh ka qenë vetë ajo që ka dhënë përgjigje për fansat e saj.

E ftuar në emisionin “Mirage”  Mimoza ka pohuar se ishte ndarë dhe ishte e lumtur,pasi fokusi i saj kryesor është muzika.

“Jam ndarë,jam single. Për momentin jam e ngarkuar ,me punë dhe mund të them lirisht që jam e lumtur. Nuk gënjej dot, jam rehat dhe e lumtur” -ka thënë Mimoza Shkodra në intervistën e saj.