Ballina Kryesore Ministri Majko viziton dy sipërmarrjet e suksesshme shqiptare në Kanada

Ministri Majko viziton dy sipërmarrjet e suksesshme shqiptare në Kanada

Gjatë vizitës së tij në Kanada, ministri i Shtetit për Diasporën, z.Pandeli Majko nuk nguroi të vizitonte sipërmarrjet e suksesshme IBX Services dhe Tiron Contracting, të cilat drejtohen nga biznesmenë shqiptarë.

Z.Majko vizitoi ambjentet dhe zyrat e dy kompanive, që ndodhen në Toronto. 

Me një eksperiencë 19-vjeçare dhe një staf rreth 200 punonjës, IBX Services është një kompani lider në tregun kanadez, e specializuar në restaurimin e ndërtesave të prekura nga përmbytjet, zjarret, pastrimin e mykut etj, ndërsa Tiron Contracting është një nga kompanitë më prestigjoze që ka dizenjuar dhe ndërtuar gradaçelat landmark në Toronto dhe më gjerë. 

Ministri shqiptar i Diasporës vlerësoi arritjet e biznesmenëve shqiptarë, duke u shprehur se me aftësitë e tyre kanë tejkaluar çdo barrierë, duke u kthyer në një aset të çmuar të shoqërisë kanadeze dhe asaj shqiptare.

Gjatë vizitës së tij në ambjentet e IBX Services, Ministri Majko shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në Kanada, z.Ermal Muça, i cili ka treguar jo në pak raste interesin dhe suportin e tij për shqiptarët që jetojnë në shtetin kanadez.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook