Ballina Aktualitet Ministri i Merkel takohet me Ramën: Shqipëria ka arritur shumë, por ka...

Ministri i Merkel takohet me Ramën: Shqipëria ka arritur shumë, por ka shumë për të bërë

Ministri i shtetit për Çështjet e Europiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth, ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

Ministri gjerman vlerësoi reformat e qeverisë shqiptare, por ka shtuar që shteti shqiptar ka shumë për të bërë.

“Një takim vërtet i mirë me kryeministrin Edi Rama. Përpjekjet për ecurinë e reformave të qeverisë po ecin mirë. Megjithatë nevojitet shumë për t’u bërë. Le të vazhdojmë. Mund të mbështeteni tek ne,” shkruan Roth në një postim në Twitter.

Gjatë ditës së nesërme pritet një takim midis ministrit gjerman dhe ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, me të cilin do të dalin dhe në një konferencë për mediat.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook