Ballina Aktualitet Ministri Peleshi i përgjigjet denoncimit të qytetarit, shkarkon “live” Drejtorin dhe inspektorët...

Ministri Peleshi i përgjigjet denoncimit të qytetarit, shkarkon “live” Drejtorin dhe inspektorët e AKU në Fier

Pas denoncimit nga një qytetar, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka shkarkuar gjatë një deklarate “live” për mediat Drejtorin e AKU-së dhe të gjithë inspektorët në qytetin e Fierit.

Në deklaratën për mediat, ministri Peleshi i ka bërë apel të gjitha forcave politike që të bashkohen për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë për ushqimet.

Peleshi nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për shkarkimin, por dyshohet se zyrtarët e Autoritetit Kombëtar Ushqimor në Fier kanë abuzuar me detyrën, duke marrë rryfshfete.

“AKU në Fier ka qenë në kundërshtim flagrant me ligjin. Shkarkohen nga drejtori i AKU, e duke vazhduar me inspektorët përgjegjës në qarkun e Fierit. Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit me ushqimet. Siguria ushqimore nuk ka të bëjë me qëndrimet politike, është një për të gjithë. Ndaj nuk do të mirëkuptoja madje do të apeloja të gjitha forcat politike, të paktën për çështjet e sigurisë ushqimore duhet të bëjmë një pakt kombëtar. Po bëjmë një reformë të qënësishme. Kjo reformë ka nevojë për inspektorë. Nuk mund të them çfarë shkelje kanë bërë, mitmarrje apo jo. Ajo që kemi ne për detyrë të kostatojmë është aktet e kontrollit dhe sa kanë zbatuar të territor”, deklaroi Peleshi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook