Ballina Aktualitet Miqësorja me Kosovën, Berat Buzhala shpërthen kundër Armando Dukës: Je hajn ordiner,...

Miqësorja me Kosovën, Berat Buzhala shpërthen kundër Armando Dukës: Je hajn ordiner, hajt nanën…

Ka bërë jo pak bujë në media humbja e Kombërares Shqiptare të futbollit në miqësoren “vëllazërore” ndaj Kombëtares Kosovare.

Ndeshja e lujtur në Zvicër përfundoi me rezultatin e thellë 3-0 në favor të kosovarëve, që treguan klas të lartë ndaj një Shqipërie pothuajse inekzistente në fushën e lojës.

Pas ndeshjes, gazetari i njohur, Berat Buzhala, i cili drejton gazetën “Express”, ka shpërthyer kundër kreut të FSHF-së, Armando Duka, lidhur me trajtimin që iu ka bërë futbollistëve nga Kosova.

“Qe 15 vjet Armando Duka na ka trajtu si argat te shatit. Hajde prashitni e shkoni …. nanen. Masnej e lujke edhe far bastore. Na jemi Brazil babo. Armando Duka osht hajn ordiner. Lune bastore. Shet loje. Shet lojtare. Edhe Shqipnine ta shet nese i paguhet”, shkruan Buzhala në “Facebook”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook