Ballina Bota Momenti prekës, qeni përpiqet të kthejë në jetë “vëllain e vogël” që...

Momenti prekës, qeni përpiqet të kthejë në jetë “vëllain e vogël” që u shtyp nga makina (VIDEO)

Një moment tepër prekës është filmuar në një rrugë në Filipine, ku shihet një qen, i cili përpiqet të kthejë në jetë vëllain e tij të vogël, që u shtyp nga makina.

Qeni i lënduar shihet teksa tenton që të pengojë automjetet dhe motorat që kalojnë aty, që të mos kalojnë mbi trupin e qenushit tjetër që humbi jetën tragjikisht.

Pamjet tregojnë se si shoferi i pakujdesshëm që e shtypi qenushin, largohet duke shpërfillur aktin e rëndë që kreu.

Jo vetëm drejtuesi i mjetit që e shtypi, por në pamje shihen dhe shoferë të tjerë, që shohin qenin teksa jep shpirt, dhe asnjë prej tyre nuk ndërhyn.

Video u publikua nga fqinji i pronarit të qenit, dhe më pas u bë virale në rrjet.