Ballina Kryesore Monika Kryemadhi ironizon Ramën : “Kërkon timonin, do marrësh kokën e marrshit”

Monika Kryemadhi ironizon Ramën : “Kërkon timonin, do marrësh kokën e marrshit”

Fushata zgjedhore gjendet në kulmin e saj, ku të gjitha palët hedhin akuza mbi njëra-tjetrën,  Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk harron të ironizoj kryeministrin Edi Rama, i cili deklaron prej kohësh se do i vetëm timonin e qeverisë.

Kryemadhi tha se Rama kërkon timonin, por në fakt ka për të marrë kokën e marshit. “Kam dëgjuar Edi Ramën që do timonin. Do të jetë shofer i vetëm. Por ai harron se autobusi është i LSI-së, dhe vetëm koka e marshit ka për t’i ngelur”, tha ajo.