Ballina Kryesore Mori 500 mijë euro në Botëror, Mbappe fiton zemrën e të gjithëve...

Mori 500 mijë euro në Botëror, Mbappe fiton zemrën e të gjithëve me gjestin e madh human

Kylian Mbappe është shpallur lojari më i mirë i Ri i Kupës së Botës 2018 në Rusi Mbappe shënoi golin e katërt në finale me Kroacine që përfundoi 4-2 per Francën.

Kampioni i botës në fuqi Kylian Mbappe ka vendosur që të japë për bamirësi rreth 500 mijë eurot që ai mori për këtë sukses në Kampionatin Botëror, veprim ky me të cilin ka fituar admirimin dhe respektin e shumë futbolldashësve, por jo vetëm.

Gjatë kampionatit ai kish deklaruar se nuk kishte nevojë për para që të luante për fanelën e përfaqësueses së tij dhe gjëja e parë që ka bërë pas përfundimit të Botërorit ka qenë dhurimi i shpërblimit të fituar për programet e fëmijëve me probleme dhe fëmijëve të sëmurë.

Për çdo ndeshje me kombëtaren, lojtari i PSG ka fituar rreth 20 mijë euro dhe kësaj shifreje i shtohet një bonus prej 300 mijë eurosh për fitimin e finales.

Shoqata që i ka marrë këto fonde merret me iniciativa sportive për fëmijët me probleme dhe në spitale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook