Ballina Kryesore “Mos dil në rrugët e Tiranës, ke hyrë në gjak me rininë...

“Mos dil në rrugët e Tiranës, ke hyrë në gjak me rininë shqiptare”, Kryemadhi i betohet Ramës: S’do të lë kurrë të qetë!

Përmes një konference për mediat, liderja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka denoncuar arrestimin e 8 vajzave të LRI-së në Rinas.

Kryemadhi akuzoi Ramën si urdhëruesin e këtij akti, ndërkohë që i ka bërë apel ministrit Xhafaj që të hetojë shefin e komisariatit të Rinasit për dhunën dhe fjalorin banal të përdorur ndaj të rejave të LRI-së.

Ndër të tjera Kryemadhi u shpreh se protestat nuk do të ndalen për të treguar fytyrën e vërtetë të krimit në Shqipëri.

“Urdhëroi arrestimin e 8 vajzave të reja sepse rrugës për pirë kafe në Bruksel dhe më pas në Nju Jork i kishin dalë me një parrulë që i bënin thirrje për ta ndërgjegjësuar atë që të ikë dhe të mos kthehet më më. Edi Rama nuk është mësuar të shohë parrulla të tilla, është mësuar të shikojë sesa shumë e duan Edi Ramën por në fakt shqiptarët  nuk e duan më atë. Por ai urdhëroi arrestimin e  vajzave dhe ushtarët e tij të drogës, shefin e komisariatit  të Rinasit që jo vetëm ti ndalojë ato, por edhe ti dhunojë edhe ti fyejë. Ftoj zyrtarisht Fatmir Xhafaj që me të njëjtën ndjeshmëri si prind dhe me përgjegjshmërinë  e detyrës që kreu për ndërhyrjen dhe lirimin e vajzave të LRI-së, të hetojë dhe kreun e komisariatit të Rinasit për dhunën dhe fjalorin banal që ka ushtruar ai ndaj vajzave.

Edi Rama ta harrojë se gjaku i Floida Kerpaçit nuk do të lahet asnjëherë nga bluza e saj derisa të ikë ai dhe krimi i i organizuar. Sot Edi Rama ka hyrë në gjak me rininë shqiptare dhe derisa të mbarojë fryma ime ai nuk do të pijë kafe asnjëherë i qetë dhe nuk do të shëtisë asnjëherë i qetë në rrugët e Tiranës. Ne nuk do të ndalemi, nuk do ti ndahemi atij derisa të çlirojë Shqipërinë dhe rininë shqiptare nga kthetrat e drogës dhe krimit të organizuar.

Sot ishin me qindra mijëra, shqiptarë në shesh, nesër do jenë më shumë e me rradhë. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm tu dreëjtohemi shqiptarëve çdo ditë qytet më qytet, rrugicë më rrugicë, derë më derë për të treguar fytyrën e vërtetë të qeverisë së krimit e cila drejtohet vetëm nga një njeri i vetëm që është koka e krimit, Edi Rama.

Sot ishte një ditë e turpshme e parlamentarizmit shqiptar. Paligjshmëria filloi që kur Garda e Republikës hyri në sallë pa urdhrin e kryetarit të Kuvendit, por vetëm me një shenjë të Kryeministrit. Hyrja e Gardës së Republikës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë është shkelje e ligjit por mbi të gjitha tregon hapur se çdo ditë e më shumë në Shqipëri po instalohet një juntë e krimit të organizuar. Anti-kushtetutshmëria, paligjshmëria dhe kriminaliteti tashmë janë bërë një tipar dallues i qeverisjes së Edi Ramës në Shqipëri, gjë e cila u pa edhe sot”, u shpreh Kryemadhi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook