Ballina Kryesore “Mos i është djegur siguresa e mendjes Lulzimit?”, Rama ironizon rrëfimin e...

“Mos i është djegur siguresa e mendjes Lulzimit?”, Rama ironizon rrëfimin e gazetarit investigativ

Pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimit për kanabisin në Vlorë, ku përfshihet vëllai i ministrit Xhafa, ka ardhur reagimi i kryeministrit Rama.

Përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, Rama ka publikuar videon e rrëfimit të gazetarit Jetmir Olldashi, ndërsa pyet nëse PD-së i është djegur siguresa e mendjes që shkuan deri në këtë pikë sa luajtën sipas tij një bllof.

Postimi i plotë
“Se këtu në vendin tim edhe kungulli ka kuptim!”, vjershëronte i madhi Këthe Spiri😊
Sinqerisht pyes veten këtë herë nëse Lulëzimi dhe shqupatarët e tij, janë të dëshpëruar e të pacipë si ngahera apo u është djegur edhe siguresa e mendjes, që vajtën deri në pikën ku luajnë publikisht një blof kaq skandaloz si ky i këtij ditziut Babale me këtë gazetarin Jetmir?🤔

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook