Ballina Kryesore Mos i neglizhoni kurrë këto 7 shenja, tregojnë se keni shumë toksina...

Mos i neglizhoni kurrë këto 7 shenja, tregojnë se keni shumë toksina në trupin tuaj

Mendoni se jeni i shëndetshëm, por në fakt nuk jeni energjik gjatë ditës, përkundrazi jeni i irrituar, stomaku nuk ju funksionon siç duhet dhe keni dhimbje koke të vazhdueshme.

Këto tipe shqetësimesh ndikojnë negativisht në të përditshmen tuaj. Në fakt, ato nuk janë aq serioze sa të drejtoheni tek mjeku – ose ndoshta keni menduar se nuk ka asgjë që nuk shkon me shëndetin tuaj – por ato vazhdojnë të jenë aty, duke ju ulur rezistencën dhe duke ju bërë të ndjeheni më i pafuqishëm, më i plakur.

Lajmi i mirë në gjithë këtë është që ka shumë mundësi të mos jeni plakur para kohe, por thjesht jeni i rrethuar nga shumë toksina. Si mund të siguroheni për këtë? Me ndihmën e shenjave të mëposhtme, që janë specifike për këtë fenomen.

1. Lodhja e vazhdueshme
Edhe pse flini mirë, ju mezi përballoni ditën tuaj prej lodhjes së vazhdueshme që ndjeni. Kjo e fundit mund të jetë një shenjë që tregon se trupi juaj është duke u sforcuar për të larguar toksinat e grumbulluara në të gjatë kryerjes së reaksioneve qelizore. Gjithashtu, lodhja mund të jetë edhe reflektim i çrregullimeve hormonale, që dobësojnë sistemin tuaj imunitar. Çfarë bëni për ta mposhtur lodhjen? Nëse përgjigja juaj është “pi më shumë kafe” ose “konsumoj ëmbëlsira”, të jeni të sigurt që vetëm sa e përkeqësoni gjendjen.

2. Shtimi i pashpjegueshëm në peshë
Asnjëherë nuk është e lehtë të biesh në peshë, por nëse kryeni aktivitet fizik të rregullt dhe respektoni një regjim të shëndetshëm ushqimor, nuk ka arsye pse të vazhdoni të shëndosheni. Në të tilla raste, shkaku mund të jetë një problem hormonal, i ndikuar nga prania e toksinave në ushqime dhe në produktet e kujdesit personal.

LEXO EDHE:  Tre simptomat paralajmëruese të leuçemisë që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Për këtë arsye, keni nevojë për një detoksifikim të plotë të dietës suaj dhe të produkteve të kujdesit personal, për t’i dhënë trupit një mundësi për t’u dobësuar.

3. Aroma e keqe e frymës
Edhe pse i lani dhëmbët rregullisht, përtypni çamçakëz apo përdorni karamele mente, përsëri fryma ju mban erë të keqe. Kjo e fundit është e lidhur shpesh me probleme të tretjes, por tregon edhe se mëlçia po sforcohet për të pastruar trupin nga toksinat. Për sa kohë që nuk e keni zgjidhur këtë problem, do të vazhdoni të largoni çdo person që do t’ju afrohet.

4. Kapsllëku
Nëpërmjet zorrëve ne eliminojmë çdo ditë toksina nga trupi ynë. Nëse vuajmë nga kapsllëku, gjithë këto toksina i depozitojmë, duke i lejuar të ndikojnë negativisht në organizëm. Kështu, ato shkaktojnë dhimbje koke, dhimbje dhe ngërçe të muskujve, si dhe lodhje të vazhdueshme. Kapsllëku mund të jetë i lidhur edhe me toksina të tjera të jashtme, si ato që gjenden në ushqimet e proçesuara, të pasura me sheqer, yndyrna, kimikate, pesticide dhe konservantë.

5. Ndjeshmëria e lartë ndaj aromave
Reaksionet e forta ndaj aromave të ndryshme mund të tregojnë se ju jeni thjesht të ndjeshëm ndaj kimikateve, të cilat gjenden kudo. Gjithsesi, ato mund të tregojnë edhe që trupi juaj është duke luftuar mbingarkesën toksike.

Kjo vlen veçanërisht nëse gjatë ekspozimit ndaj aromave ta caktuara ju shfaqni dhimbje koke ose probleme me tretjen.

6. Ngërçet dhe dhimbjet muskulore
Nëse këto dy shqetësime nuk mund t’i lidhni me një stërvitje të një dite më parë, ato mund të reflektojnë veprimin e toksinave në muskujt dhe kyçet tuaja. Kjo është më e mundshme nëse dhimbjet e muskujve shfaqen në mënyrë të rregullt.

LEXO EDHE:  Gjestet acaruese sipas shenjës së horoskopit

7. Reaksionet në lëkurë
Probleme të ndryshme të lëkurës, si puçrrat apo skuqjet e saj, mund të tregojnë mbingarkesë në toksina. Në veçanti, aknet mund të reflektojnë sasi të mëdha të toksinave në ushqime ose në produktet e kujdesit për lëkurën. Sytë e ënjtur dhe shpërthimet e ekzemës ose psoriazës mund të tregojnë që e keni kaluar kufirin e toksinave.