Ballina Kryesore Mos i neglizhoni kurrë! Këto janë 4 shenjat që paralajmërojnë për mpiksje...

Mos i neglizhoni kurrë! Këto janë 4 shenjat që paralajmërojnë për mpiksje të gjakut

Mpiksjet e gjakut janë një masë si xhel i gjakut. Nëse krijohen pas një prerje apo aksidenti të lehtë, ato janë të mira sepse ndalojnë hemorragjinë.

Por, disa mpiksje gjaku formohen brenda venave për shkaqe jo të mira dhe nuk shpërbëhen në mënyrë natyrale.

Mund të duhet ndërhyrja e mjekut, sidomos nëse mpiksja është formuar në këmbë ose pjesë edhe më kritike, si mushkëri dhe tru. Një sërë gjendjesh mund të shkaktojnë këtë lloj të mpiksjes së gjakut.

Mpiksjet e gjakut formohen kur platelet (komponentë të gjakut) dhe proteinat e plazmës trashen, duke formuar një masë gjysmë të fortë. Ky proces mund të nxitet nga një aksident ose mund të shfaqet brenda enëve të gjakut.

Me t’u formuar këto mpiksje, ata mund të kalojnë në pjesë të tjera të trupit, duke rrezikuar shëndetin.

Faktorët dhe gjendet shëndetësore që mund të shkaktojnë mpiksje gjakut janë:

  1. Sindroma antifosfolipid
  2. Arterioskleroza/ arteroskleroza
  3. Ilaçe të caktuara, si kontraceptivët oralë dhe ilaçet për terapi hormonale
  4. Tromboza e thellë venoze
  5. Histori familjare të mpiksjeve të gjakut
  6. Aritmi të zemrës (probleme me ritmin me zemrën)
  7. Atak të zemrës
  8. Obezitet
  9. Sëmundja periferale të arterieve
  10. Shtatzëni
  11. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë
  12. Embolizmi pulmonar (mpiksje të gjakut në një arterie në mushkëri)
  13. Duhanpirja
  14. Goditje në tru
  15. Operacion 

4 shenjat që paralajmërojnë për mpiksje të gjakut – faktorët e riskut

Ënjtja
Nëse mpiksja zhvillohet ngadalë ose ndalon rrjedhjen e gjakut, mund të shkaktojë ënjtje të enëve të gjakut. Nëse shfaqet në këmbë ose pulpë, shpesh është shenjë e trombozës së thellë të venave. Mund të keni mpiksje gjaku edhe në krahë ose bel. Edhe nëse mpiksja largohet, një në tre njerëz kanë përsëri ënjtje dhe ndonjëherë dhimbje dhe plagë nga dëmtimi i enëve të gjakut.

LEXO EDHE:  Gjestet acaruese sipas shenjës së horoskopit

Ngjyra e lëkurës
Nëse mpiksja bllokon venat në duar ose këmbë, lëkura fillon të mavijoset dhe të marrë një ngjyrë si të kuqe me hije blu. E gjithë lëkura e trupit gjithashtu ndryshon ngjyrë nga dëmtimi i përgjithshëm i enëve të gjakut. Embolizmi pulmonar në mushkëri mund të shkaktojë gjithashtu zbehje të lëkurës, mavijosje dhe ndjesi të ftohti.

Dhimbje
Dhimbja e papritur, intensive e kraharorit mund të paralajmërojë për zhvillim të embolizmit pulmonar ose mund të jetë shenjë e një ataku në zemër si pasojë e bllokimit të arteries nga mpiksja e gjakut. Mund të keni dhimbje edhe në krahë, sidomos në të majtin. Dhimbja është më e madhe në vendin ku është formuar mpiksja, si për shembull në këmbë, stomak ose poshtë fytit.

Probleme me frymëmarrjen
Është një simptomë shumë e rëndë që mund të paralajmërojë për mpiksje të gjakut në mushkëri ose zemër. Mund të keni gjithashtu rrahje të shpejta zemre, djersitje të shumtë ose gjendje të fikëti.

Kërkoni ndihmë mjekësore të menjëhershme nëse përjetoni këto simptoma:
Kollë me gjak
Rrahje të shpejta zemre
Marramendja
Vështirësi dhe dhimbje kur merrni frymë
Dhimbje të krahasorit
Dhimbja përhapet në krahë, shpinë ose nofulla
Keni si dobësi ose mpirje të fytyrës, krahëve ose këmbëve
Vështirësi në të folur ose kuptuar (afazia)
Ndryshime të papritura në shikim

Konsultoheni me mjekun nëse zhvilloni këto shenja në një pjesë ose të gjithë krahun ose këmbën:
Ënjtje
Skuqje
Dhimbje

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook