Ballina Kryesore Mos u mashtroni! Ja hilet e punonjësve të supermarketeve në pesha

Mos u mashtroni! Ja hilet e punonjësve të supermarketeve në pesha

Pas disa investigimesh të shumta ka vënë re disa truke ose sekrete që punonjësit e supermaketeve/marketeve bëjnë në mënyrë që të përfitojnë financiarisht nga ne duke luajtur me peshat.

Ja disa këshilla sesi mund të tregoni kujdes ndaj trukeve që punonjësit mund të bëjnë:

  1. Mos i blini produktet e paketuara nga vetë punonjësit si: djathi i bardhë, djathi kaçkavall, gjiza, proshutat, salca e kosit, por edhe shumë produkte të tjera që ndodhen tek kategoria e produkteve të bulmetit. Pasi në këtë pjesë punonjësit përdorin shumë truke për të manipuluar çmimin përfundimtar në etiketë. Disa nga ato janë përdorimi i vasketave, letrave, kapakët plastikë ose mjeteve të ndryshme (lugë, thika…etj)  që kanë një peshë të konsiderueshme. E mira e mundshme është t’ju kërkoni që t’i peshojnë produktet në prezencën tuaj.
  2. Asnjëherë mos merrni produktet që janë të vendosura në fillim të rafteve, sepse kanë data skadence të afërta, nëse dëshironi produkte me data skadence të largët duhet të merrni ato që ndodhen në fund të raftit.
  3. Mos i blini frutat, të cilat janë të paketuara me vasketa plastike (që duket sikur janë bërë qëllimisht për t’ju ofruar komoditet), sepse frutat ose perimet që ndodhen në të janë të ngelura.
  4. Një tjetër truk që është jo pak i dëgjuar, është skadenca e afërt e produkteve që ndodhen tek pjesa e kasës që jo qëllimisht kanë një çmim të ulët.
  5. Gjithashtu çmimet e produkteve nëpër rafte nuk përputhen me çmimet në faturë, prandaj tregoni kujdes kur i shihni dhe pse jo pyesni kur vini re diçka të dyshimtë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  FOTO/ Bëni kujdes nga ky person, është mashtrues! Po tenton të përdorë të dhënat tuaja personale për qëllime ilegale