Ballina Kryesore Mourinho e cilësoi “palaço”, ja si ia kthen Conte fjalët mbrapsht

Mourinho e cilësoi “palaço”, ja si ia kthen Conte fjalët mbrapsht

Debati mes dy trajnerëve vazhdon pasi Mourinho e thumboi duke thënë se “nuk do të dënohem asnjëherë për trukim ndeshjesh”.

Por Conte nuk kursehet duke reaguar po ashpër ndaj Mourinhos, duke e quajtur njeri të ulët dhe që flet pa baza.

Fjalët e Antonio Contes në intervistë: “Mendoj se kur përpiqesh të ofendosh një njeri, veçanërisht kur e di shumë mirë të vërtetën, atëherë je një njeri i vogël. Gjykata provoi pafajësinë time”.

“Por kur ti e bën një gjë të tillë, atëherë je një njeri i ulët. Ndoshta ai ka qenë një njeri i vogël në të shkuarën, është një njeri i vogël tani dhe ndoshta do të jetë i tillë edhe në të ardhmen”, tha tekniku i Çelsit.

LEXO EDHE:  Berisha deklaron: "Ka vetëm një rrugë shpëtimi nga kjo situatë, një revolucion popullor"

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook