Ballina Kryesore Muç Nano sqaron deklaratat për gazetaret sportive: Shembulli i Ildës dhe Borës...

Muç Nano sqaron deklaratat për gazetaret sportive: Shembulli i Ildës dhe Borës po çmagjeps burrat prej grave

Analisti i njohur Mustafa Nano ka sqaruar komentet e tij për gazetaret sportive, Ilda Bejleri dhe Bora Zemani, deklarata të cilat kanë bërë mjaft bujë në rrjetet sociale.

Nano në emisionin e tij “Provokacija” kritikoi vajzat e ekranit për veshjet duke u shprehur se “gjoksi i tyre po shpon ekranin”.

Në sqarimin e tij, Nano shprehet se shembulli i Ildës dhe Borës po çmagjeps burrat prej grave.

“Shikoni, doni ta dini si e shoh unë këtë punë? Ky nuk është një problem i imi. As edhe një problem me dy vajza. As edhe një problem shqiptar. Është një problem i botës së sotme të hiper-seksualizuar, në të cilën vajzat e zhveshura po na faniten kudo, edhe aty ku nuk ta pret mendja, e ku lakuriqësia po shihet si një shenjë force, afirmimi e pushteti në përpjekjet për barazi gjinore.

Kjo e fundit është një mufkë kolosale. Lakuriqësia nuk është shenjë afirmimi, nuk ka të bëjë me betejën e grave për barazi, të drejta e oportunitete. Sikur feministet e famshme të historisë së botës, prej atje ku janë, të shihnin në skena të mëdha koncertesh këngëtaret; Miley Cyrus, Lady Gaga, Madonna, apo edhe vajzat “tona”; Rita Ora, Bebe Rexha e Dua Lipa, që këndojnë pothuaj të zhveshura me synimin për të afirmuar kauzën e grave në botë ato do të ktheheshin përmbys në varret e tyre. Lëre pastaj të shihnin sojin e Kardashianëve.

LEXO EDHE:  FOTO/ Ilda Bejleri 'zhgënjen' fansat, çfarë i ka ndodhur buzës së moderatores seksi?

Dhe nuk kuptohet një gjë në këtë mes: Kur lakuriqësia femërore pushton rrugët, hapësirën publike, televizionet e në përgjithësi jetët tona, me këtë nuk bëhet gjë tjetër, veçse ushqehet maskilizmi, seksizmi, etj., e në përgjithësi u shkohet pas midesë, rregullave të një bote burrash. Frika ime është që kjo lakuriqë- si, nëse thellohet (deri ku mund të shkohet?), mund të shkaktojë një çmagjepsje të burrave prej grave dhe kjo do të ishte, për mua, një nga ngjarjet më të rëndësishme, domethënë dramatike, në historinë e botës.

Nuk arrij dot ta përfytyroj një ditë, në të cilën një vajzë e zhveshur t’u shndërrohet djemve në një gjë të zakonshme, në një pamje rutinore. Kjo është një betejë e imja, pra, për të mbrojtur magjinë e nuditetit femëror, e cila për shumë burra, përfshirë mua, mund të shihet si një nga arsyet që ia vlen të jesh në këtë botë…”, ka deklaruar analisti.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook