Ballina Kryesore Mundësi shqiptar me famë botërore shpallet kampion në WWE (VIDEO)

Mundësi shqiptar me famë botërore shpallet kampion në WWE (VIDEO)

Gzim Selmani me origjinë shqiptare, është mundësi më i famshëm në botë që rrëmbeu titullin kampion në RAW, WWE. Shqiptari, i cili njihet ndryshe në botën e WWE si Rezarka mundur së bashku me partnerin e tij Akam AOP, Seth Rollins, duke i marrë kështu titullin kampion në Raë për skuadrat dyshe (Tag Team).

Në të gjitha ndeshjet që zhvillon, të gjithë kundërshtarët e tij flasin anglisht, por ai flet shqip, duke mos patur turp nga origjina e tij dhe duke e shpalosur atë në botë plot krenari!

Gzim Selmani ka lindur më 16 qershor 1994, i cili njihet ndryshe edhe si “Psikopati shqiptar”, është një mundës profesionist, i specializuar në artet marciale dhe kampion i peshave të rënda në kikboks.

Ai ka nënshkruar aktualisht me WWE, ku performon për RAË me etiketimin Rezar. Gzim, është i pari shqiptar që merr pjesë në një kompeticion të tillë dhe shpallet kampion.

Selmani është shqiptar i Kosovës nga Mitrovica dhe është rritur në Huizen, Holandë. Ai nisi të stërvitej në xhudo në moshën 4-vjeçare, në kikboks dhe arte të tjera marciale në moshën 12-vjeçare, së bashku me vëllain e tij Egzonin 15-vjeçar, shkruan Joq. Gzim Selmani, mori titullin kampion i peshave të renda në kikboks pas një ndeshjeje në Bremerhaven, Gjermani.

Ai është aktualisht 24 vjeç, 1.93 m i gjatë dhe peshon 150 kg. Shqiptari mban 6 fitore gjatë karrierës së tij në artet marciale të miksuara, një prej të cilave me knockout.

“Na jemi ma t’mirët te NXT, nuk ka kush që mun’ me fitu prej neve”,-shprehet ai në shqip para ndeshjes”