Ballina Aktualitet Myslimanët kremtojnë sot Fiter Bajramin, mijëra besimtarë falen në Bulevardin “Dëshmorët e...

Myslimanët kremtojnë sot Fiter Bajramin, mijëra besimtarë falen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin.

Në orën 6 të mëngjesit, mijëra prej tyre janë mbledhur tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të bërë faljen e Namazit të Fiter Bajramit.

Arsyeja përse besimtarët i rikthen sërish faljes së namazit në Bulevard, është për shkak se hapësira në sheshin Skëndërbej do të shfryëzohet për arenën që do të ngrihet me ekranë të mëdhenj për kampionatin botëror të futbollit.

Ata kanë mbyllur dje (14 qershor) muajin e Ramazanit ku kanë agjëruar për 30 ditë.

Me këtë rast, stafi i “DuaLajm.com” iu uron të gjithë besimtarëve myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin! Shëndet e mbarësi në familjet tuaja!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook