Ballina Kryesore NASA jep alarmin: Një asteroid i madh po i afrohet Tokës me...

NASA jep alarmin: Një asteroid i madh po i afrohet Tokës me shpejtësi të madhe

Asteroidi 2016 NF23 do të kalojë në planeti Tokë pak pas orës 1 të mëngjesit të së mërkurës (29 gusht) në Mbretërinë e Bashkuar.

‘Shkëmbi’ gjigand i hapësirës po fluturon drejt planetit një shpejtësi prej më shumë 9 kilometra në sekondë.

Në këtë shpejtësi të pabesueshme, Asteroid NF23 lëviz më shpejt se avioni i Concord, i cili arriti shpejtësinë 2,179 km/h.

Asteroidi është më i madh se Piramida e Madhe e Gizës në Egjipt (139m) dhe katedralja e Shën Palit në Londër (110 metra).

Për shkak të madhësisë së tij, asteroidi është i futur në listën e NASA-s, të ashtuquajtur “Asteroidë potencialisht të rrezikshëm”.

Asteroidët potencialisht të rrezikshëm janë të gjitha gurët hapësinorë më të mëdhenj se 140 metra.