Ballina Kryesore NASA ka një njoftim të rëndësishëm për njerëzimin, ja për çfarë bëhet...

NASA ka një njoftim të rëndësishëm për njerëzimin, ja për çfarë bëhet fjalë

Në Mars ka molekula organike dhe metan në atmosferë në faza të ndryshme: asnjëherë si tani, planeti i kuq duket se i ka të gjitha mundësitë për të pritur “jetë” dhe ndoshta ta “rigjallëruar”.

Të dhënat, të dërguara në Tokë nga misioni “Curiosity’ i Nasa-s, janë publikuar në revistën amerikane “Science” dhe nuk janë akoma një provë që ka jetë, por japin një probalitet të madh që tre miliard e gjysmë më parë, në Mars, kanë ekzistuar mundësitë për një gjë të tillë.

“Po përjetojmë momente entuziazmuese, – ka thënë Chris Webster, i “Jet Populsion” i Nasa-s, në lidhje direkte. – E shohim me shpresë të ardhmen, në kërkim të rezultateve të mundshme. Duhet akoma kohë para se të kuptojmë nëse origjina e metanit është biologjike”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook