Ballina Kronike Ndahen çmimet në Panair, autorja e re Flogerta Krypi i kthehet keq...

Ndahen çmimet në Panair, autorja e re Flogerta Krypi i kthehet keq Ministres së Kulturës- “S’duam çmime

Është bërë përzgjedhja e teksteve më të mira, dhe janë ndarë çmimet në Panairin e Librit. Ndër autorët e zgjedhur për çmimet e para, dy çmime inkurajuese iu dhanë autores Iva Nikolli për romanin “Vetëm ty” dhe Flogerta Krypit , për librin “Gjithçka rreth asgjësë” me motivacion, origjinaliteti në përshkrimin e njerëzores. 

Flogerta Krypi nje shkrimtare e re në moshë por një emër i njohur ndër të rinjtë, për revolta në kërkim të të drejtave të të rinjve, nuk ka falenderuar aspak për çmimin, por kritikoi ashpër institucionet për gjendjen e librit sot në Shqipëri dhe asaj çka i ofrohet të rinjve. 

Kritika kryesisht ka qenë për Ministren e Kulturës e cila është dhe përgjegjëse për kulturën në kryeqytet dhe gjithashtu për ti ofruar të rinjve më shumë mundësi.

Kritika e plote :

“Përveç fondeve që merrni për përkthimin e veprave të huaja, mendoj se ka ardhur koha, që të kërkoni projekte për të financuar autorët shqiptarë. Kjo thirrje shkon për të gjitha institucionet, duke nisur nga ministra e shkatërrimit të kulturës shqiptare, përfaqësuar nga zonja Mirela Kumbaro, që i ka dhënë fund Bibliotekës Shqiptare. Para disa muajsh janë shkatërruar 12 mijë libra edhe sot nuk mban asnjë përgjegjësi. Jemi i vetmi shtet në botë që nuk kemi bibliotekë kombëtare prej tre vitesh. Studentët lënë kartën për të marrë një libër, ky është turpi i Zotit. Të vish në Shqipëri edhe të mos kesh librat, kjo do të thotë që jemi shndërruar në një komb injorantë. Ne nuk kemi nevojë për çmime, por kemi nevojë për një komb që lexon”, deklaroi Flogerta Krypi.