Ballina Kryesore Ndarja nga jeta e ish-ministrit të Mbrojtjes, fjalët prekëse të Luan Ramës:...

Ndarja nga jeta e ish-ministrit të Mbrojtjes, fjalët prekëse të Luan Ramës: Nuk gjej dot fjalë…

Ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga

Zv/kryetari i LSI, Luan Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.

Me anë të një mesazhi në “Facebook”, Luan Rama shprehet se të gjithë ne humbëm shokun, mikun, profesorin tonë të pazëvendësueshëm dhe njeriu qytetar të angazhuar në sfidat e mëdha të kohëve të vështira.

Mesazhi i plotë
Nuk gjej fjalë të përshkruaj dhembjen, veç, ndjej që rëndesa e saj është bërë aq e madhe, sa ishte mirësia e dashuria e fisme dhe e paqtë që ai njeri fali gjithë jetën e vet!
Familja humbi njeriun e vet më të dashur, e të gjithë ne; shokun, mikun, profesorin tonë të pazëvendësueshëm, njeriun qytetar e përherë të angazhuar në sfidat e mëdha të kohëve të vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe kombi ynë!
U prehsh në paqe e të ndrittë shpirti shok, mik, vëlla!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook