Ballina Kryesore Ndërron jetë kineasti i mirënjohur shqiptar

Ndërron jetë kineasti i mirënjohur shqiptar

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare një ndër kineastët më të njohur shqiptar, Ilia Tërpini.

Ky i fundit është një ndër operatorët e parë të filmave shqiptarë, ndërsa ishte nderuar disa herë me medalje të ndryshme.

Ilia Tërpini ka dokumentuar me filmime të shumta, ngjarje të rëndësishme të Shqipërisë dhe ishte një ndër operatorët me të njohur të filmave shqiptarë.

Ai mban gjithashtu urdhrin ‘Mjeshtër i madh’. Ilia Terpini filmoi filmat e njohur shqiptarë si ‘Dimri i fundit’, ‘Balle për balle’, ‘I teti ne bronx’, ‘Mësonjëtorja’, ‘Flutura ne kabinën time’.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook