Ballina Kryesore Ndoka sulmon ashpër Bashën: Çlirohu nga komplekset dhe detyrimet e marrëveshjes me...

Ndoka sulmon ashpër Bashën: Çlirohu nga komplekset dhe detyrimet e marrëveshjes me Ramën, sepse…

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili njihet si një nga aleatët e Lulzim Bashës ka shpërthyer në akuza ndaj tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ndoka shkruan se Basha po mundohet të bëjë të njëjtën gjë si Basha, pra të marrë timonin i vetëm.

Sipas kryedemokristianit, Basha edhe pse nuk arriti të fitonte besimin për kryeministër tashmë po humbet dhe terren si lider i opozitës.

Më tej Ndoka shkruan se: “Të shpresojmë; që Z.Basha të çlirohet nga komplekset dhe detyrimet e marrëveshjes; të bëje transparencën e munguar që na penalizoi jo pak në zgjedhje dhe të ngrihet në lartësinë e Liderit Opozitar duke i prirë dhe bashkuar çdo faktor në Kuvend dhe jashtë tij.”

Sipas Ndokës, marrëveshja Rama-Basha e ngjizur orët e vona të natës po mban peng çdo gjë në politikën shqiptare, gjithashtu dhe axhendën e opozitës.

Statusi i plotë i Ndokës

🔹Opozita, morali dhe e vërteta!
Ka një debat sot të fryrë dhe të sponsorizuar mediatikisht për votat e deputetëve opozitarë në Kuvend, për votimin e kryetarit të kuvendit.
Z.Basha ka një përgjegjesi të madhe përpara: nuk arriti të fitojë besimin për Kryeministër, por po humb terren edhe si Lider i Opozitës.
Tendenca për të marrë vetëm timonin e PD-së, duke anashkaluar faktorët e tjerë opozitarë, është i njejti mentalitet dhe fenomen i Kryeministrit të tepsisë dhe timonit!
Z.Basha është Lideri i Opozitës, drejtues i PD-së, por edhe përfaqësues i Republikanëve, Demokristianëve, Minoriteteve dhe nacionalistave liberale të LZHK, përballe PS-së dhe qeverisë së saj.
Z.Basha ka zgjedhur me veprimet dhe mosveprimet e tij të përfaqesoje vetëm PD-në në Kuvend duke anashkaluar aleatet e tij në zgjedhje e duke krijuar një hendek dhe frymë mosbesimi.
Kjo klimë e acartë në kampin opozitar, thellohet akoma më shumë në duelin e heshtur me një tjeter parti opozitare, LSI-në, e cila po kërkon bashkëpunim dhe axhendë të përbashkët opozitare.
Marrëveshja Rama-Basha e ngjizur në orët e vona të natës, po mban peng çdo gjë në politikën shqiptare për fatin e keq edhe axhendën opozitare.
Rrodhen dy vota pa i kërkuar njeri; dy vota “tinzaresh”, por situata në kampin opozitar është më e rendë se kaq!
Të shpresojmë; që Z.Basha të çlirohet nga komplekset dhe detyrimet e marrëveshjes; të bëje transparencën e munguar që na penalizoi jo pak në zgjedhje dhe të ngrihet në lartësinë e Liderit Opozitar duke i prirë dhe bashkuar çdo faktor në Kuvend dhe jashtë tij.

 

LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet me armë shqiptarja në Greqi, dyshohet se e vrau…

E PAZAKONTË/ “Më jep vajzën për nuse, ose ju vrava të gjithëve”, nipi kërcënon me jetë xhaxhain

U arrestua për shpërdorim detyre, lirohet zyrtari i LSI-së. Prokuroria zbuloi se…

Durrës/ Akuzohet për shpërdorim detyre, cili është inspektori i Policisë i arrestuar nga SHÇBA

E rëndë! Banesa në Kombinat përfshihet nga flakët, 80-vjeçari shkrumbohet brenda saj

VIDEO/ Një burim i vërtetë frymëzimi, njihuni me motrat binjake që jetojnë me dy koka në një trup

EMRAT/ Ishin kthyer në makthin e pronarëve aziatikë, njihuni me “3 skifterët” shqiptarë në SHBA

Rikthehet “Balena Blu”, i merr jetën dy motrave minorene. Momenti para se të hidheshin nga kati i 10 (Video)

VIDEO/ Habit drejtori i Ujësjellësit: E kam lënë qëllimisht qytetin tre ditë pa ujë, s’më mori njëri në telefon

Durrës/ I sekuestrohet 2 milionë euro pasuri, kush është biznesmeni me precedentë (Emri)

Artikulli paraprakFOTO/ Fatmir Mediu i habit të gjithë, ja se çfarë bën në dasmën e mikut të tij
Artikulli tjetërProgrami i qeverisjes/ Kryeministri Rama u përgjigjet pyetjeve të LSI: Do të rrisim pagat me 40%…