Ballina Kryesore Në burg kryebashkiaku i Pustecit, akuzohet për manipulim të zgjedhjeve

Në burg kryebashkiaku i Pustecit, akuzohet për manipulim të zgjedhjeve

Gjykata Themelore në Shkup ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike dhe ka vendosur masën e paraburgimit 30 ditor për kryetarin e Bashkisë së Pustecit në Shqipëri, Edmond Themelko.

DuaLajm.com” raporton se Themelko është një nga të akuzuarit për manipulimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në Maqedoni dhe është pjesë e dosjes “Titaniku”.

Ai u arrestua në shkurtin e 2016-s për këtë çështje dhe më pas u la i lirë. Themelko u kthye në Shqipëri ku vazhdon të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut në Pustec në Qarkun e Korçës, zonë kjo me shumicë maqedonase.

Hetimet për çështjen në fjalë kanë nxjerrë se rreth 400 shtetas nga Pusteci kanë votuar në zgjedhjet e 2013-s në Maqedoni me dokumente të falsifikuara.

Prokuroria Speciale Publike ka përfshirë në këtë dosje edhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, ish-ministren e Brendshme, Jordana Jankullovska, ish-ministrin e Transportit, Mile Janakievski, ish-shefin e kabinetit qeveritar Martin Protugjer dhe ish-Sekretarin e Përgjithsheëm të qeverisë, Kiril Bozhinovski. raporton “DuaLajm.com“.