Ballina Aktualitet Në nder të Skënderbeut, Papa Françesku mban sot Udiencë për të gjithë...

Në nder të Skënderbeut, Papa Françesku mban sot Udiencë për të gjithë shqiptarët

Sot mbahet në Vatikan,  ceremonia në nder të figurës së lartë shqiptare Gjergj Kastriot Skënderbeut. Papa Françesku do të mbajë sot një Udiencë me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut në orën 17.00 .

Një nga përfaqësuesit e figurave qeveritare shqiptare do të jetë dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Po ashtu, siç është paralajmëruar, do të ketë shumë të ftuar nga sfera të ndryshme dhe këngëtarë të njohur shqiptar. 

Mësohet se do të marrin pjesë dhe përfaqësues të arbëreshëve dhe komunitete të diasporës shqiptare në SHBA dhe të shteteve fqinje.