Ballina Kryesore Khabib e ftoi në duel për të vendosur se kush është “mbreti”,...

Khabib e ftoi në duel për të vendosur se kush është “mbreti”, vjen përgjigja surprizuese e Mayweather

Pasi mposhti duke e turpëruar rivalin e tij më të madh, Conor McGregor, duke mbrojtur titullin kampion bote në Artet Marciale të Miksuara për peshat e lehta, Khabib Nurmagomedov duket se nuk di të ndalet.

Ditën e djeshme rusi i bëri një ftesë publike në rrjetet sociale, kampionit të botës në peshat e lehta, Floyd Mayweather, boksieri profesionist, i cili numëron 51 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij, kundrejt Khabib, që numëron 27 fitore dhe asnjë humbje, shkruan “DuaLajm.com“.

Mesa duket nuk ka vonuar shumë dhe Floyd i është përgjigjur Khabib, që deklaroi se “në xhungël ka vend vetëm për një mbret”.

“CBS, Showtime dhe MGM Grand bëni gatin librin e çeqeve. Shkoni në faqen e Leonard Ellerbe dhe do të shihni Khabib Nurmagomedov që më sfidon. Ejani ta bëjmë sërish Las Vegasin të madh”, ka qenë deklarata në “Instagram” e Floyd Mayweather, që është gati për sfidë.

Mayweather kërkon të përsërisë me rusin atë që bëri një vit më parë me Conor McGregor, ku dy sportistët ikonë të sporteve luftarake dueluan në një sfidë boksi, të fituar me “KO teknik” nga boksieri amerikan.

Nga ai duel Mayweather arkëtoi 300 milionë dollarë dhe McGregor 100 milionë, por në horizont po projektohet një tjetër sfidë e madhe, ku fitimi do të ishte sërish marramendës për të dy sportistët, duel që mund të thyejë çdo rekord shikueshmërie.

Burime nga mediat amerikane njoftojnë se ndeshja mund të zhvillohet në 2 Dhjetor në Las Vegas, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.