Ballina Kryesore Negociatat për detin me Greqinë, ja vendimi që ka marrë Presidenti Meta

Negociatat për detin me Greqinë, ja vendimi që ka marrë Presidenti Meta

Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka dhënë sot ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, për nisjen e negociatave për çështjet detare me Greqinë.

Përmes një njoftimi zyrtar për mediat, Presidenca bën me dije se se në vijim të kërkesës të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme autorizoi sot ministrin Ditmir Bushati, të lëshojë Plotfuqinë për Grupin Negociator të Republikës së Shqipërisë për negocimin e projektmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare.

Meta u kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrit të brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit”, sqarohet në njoftimin e Presidencës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook