Ballina Aktualitet Ngacmoi seksualisht të miturën, gjykata merr vendimin e papritur për mësuesin 63-vjeçar

Ngacmoi seksualisht të miturën, gjykata merr vendimin e papritur për mësuesin 63-vjeçar

Lirohet në sallën e gjyqit, mësuesi 63 vjecar i cili u akuzua nga prindërit e 11- vjeçares nga fshati Lutfinjë i Tepelenës, për ngacmim seksual.

Seanca është zhvilluar në shkallën e parë të gjyqësorit në Gjirokastër ku është lënë i lirë mësuesi i fillores M.D. i cili akuzohet nga organi i akuzës së Gjirokastrës, për ngacmime seksuale me të mitur.

Në seancën e zhvilluar sot, prokurori Juljan Cafka, ka parashtruar të gjithë materialin voluminoz që ka të bëjë me provat që kishin servirur prindërit e vajzës 11 vjecare ku pretendohej se ishte ngacmuar sistematikisht seksualisht, vajza e tyre, nga mësuesi 63 vjecar Myzo Dida përgjatë dy viteve të fundit.

Për këtë prokurori i çështjes kërkoi masën “burg me afat” deri në sqarimin e rrethanave dhe analizave mjekësore në trupin e vajzës për të vërtetuar nëse ajo është ngacmuar seksualisht apo jo.

Ndërsa avokati i çështjes kërkoi lirimin në sallën e gjyqit të klientit të tij M.D duke thënë se gjithcka ka qenë e inskenuar nga ana e prindërve të fëmijës 11 vjecar.

Ndërkohë që pritej reagimi i gjyqtares për vendosjen e masës së arrestit, vetë i akuzuari për ngacmim seksual, qëndronte brenda kafazit të hekurt të gjykatës mjaft i qetë dhe i heshtur.

Gjykatësja Mirela Kore, ka habitur me vendimin e dhënë në ngarkim të mësuesit pedofil duke e liruar atë në sallën e gjyqit pa u analizuar të gjitha rrethanat dhe provat e servirura nga organi i akuzës që 63 vjecari të qëndronte në burg.

M.D iu dha masa detyrim paraqitje ndërkohë që ky vendim do të apelohet nga organi i akuzës.

Vendimi i paprecedentë që ndërmori gjykatësja Mirela Kore, ka degraduar gjendjen psikologjike të vajzës 11-vjecare të abuzuar nga mësuesi i saj.

Këtë gjë e pohojnë prindërit e vajzës të cilët thonë se do e ndjekin në rrugë ligjore dhe se do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook