Ballina Aktualitet Ngjarja e Matit shndërrohet në masakër, humb jetën edhe një person i...

Ngjarja e Matit shndërrohet në masakër, humb jetën edhe një person i tretë (Emri)

Ka humbur jetën edhe një tjetër prej të plagosurve. Për pasojë numri i të vrarëve ka shkuar në tre, ndërsa i plagosur është edhe një i katërt.

Personi i tretë që humbi jetën në spitalin e Traumës, Hamit Buci. Personi i dytë që ka humbur jetën, është Erzen Aliaj, i cili ishte nisur më herët me helikopter drejt Tiranës. Ndërsa në çastet e para të ngjarjes, i vrarë mbeti Mentor Hoxha.

Më herët Policia e Matit ka dhënë detajet e para për ngjarjen e orës 14:00 të ditës së sotme.

Sipas burimeve zyrtare, mësohet se, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna arme.

Menjëherë shërbime të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi Kujtim Koxha 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.

Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, në një lokal.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje.

Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje.

Rreth një orë pas ngjarjes, arrestohet autori i ngjarjes në fshatin Shëlli, Mat, ku mbeti i varë një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap në një urë në Burgajet.

LEXO EDHE:  Burri shpenzoi 50.000 euro për të vrarë gruan shqiptare, por ja çfarë ndodh më pas

Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.