Ballina Kryesore Nivelet e larta të sheqerit në gjak, ja si t’i kuptoni problemet...

Nivelet e larta të sheqerit në gjak, ja si t’i kuptoni problemet e fshehura në trup

Nivelet e larta: Probleme me lëkurën
Trupi tërheq lëngjet nga gjithë indet për të nxjerrë jashtë nivelet e tepërta të sheqerit në gjak. Kjo shkakton tharje, acarim dhe çarje të lëkurës, sidomos në këmbë, shputa, kyçe dhe duar. Me kalimin e kohës, nivelet e larta mund të dëmtojnë edhe nervat, duke shkaktuar neuropati diabetike.

Nivelet e larta shkaktojnë: Urinim të shpeshtë
Veshkat duhet të funksionojnë fortë për të përpunuar të gjithë sheqerin e tepërt në gjak. Nëse nuk mundet që ta absorbojë të gjithin, e nxjerrë jashtë bashkë me ujin për të cilin trupi ka nevojë, duke shkaktuar kështu urinim të shpeshtë.

Nivelet e larta shkaktojnë: Etje
Për të nxjerrë sheqerin e tepërt, trupi huazon ujin nga vetë indet e tij. Duke qenë se keni nevojë për lëngje për të pasur energji, qarkulluar lëndët ushqyese dhe nxjerrë mbetjet, truri sinjalizon që jeni të etur dhe duhet të konsumoni më shumë ujë.

Nivelet e larta shkaktojnë: Tharje të gojës
Duke qenë se trupi tërheq lëngjet nga goja, shkaktohet tharje e saj dhe çarje e buzave. Më pak pështymë dhe më shumë sheqer në gjak rrisin rrezikun për infeksion. Mund të ënjten edhe mishrat e dhëmbëve, ndërkohë që në gjuhë zhvillohen disa pika të bardha.

Nivelet e larta shkaktojnë: Probleme me shikimin
Trupi tërheq lëngjet edhe nga lentet e syve, duke vështirësuar fokusimin. Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të dëmtojnë edhe enët e gjakut në pjesën e pasme të syrit (retina), duke shkaktuar probleme me shikimin, deri në verbërim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook





LEXO EDHE:  "Pamja e shëmtuar e plehrave të vret sytë", qytetarët vijojnë të denoncojnë papastërtinë në Sarandë ndërsa organet kompetente nuk ndërmarrin asnjë hap (VIDEO)