Ballina Aktualitet Një javë pas vrasjes së Kaçifas, forcat speciale greke shfaqen në Bularat

Një javë pas vrasjes së Kaçifas, forcat speciale greke shfaqen në Bularat

Historiani Arben Llalla ka publikuar dy foto në Facebook, ku thekson se sot në meshën për 35 vjeçarin Kostandinos Kaçifa, i vrarë 1 javë më parë pas përplasjes me armë zjarri me forcat RENEA, kanë marrë pjesë edhe anëtarë të forcave speciale greke.

Sipas tij disa anëtarë të forcave speciale kanë ardhur nga Greqia, për të marrë pjesë në meshën e organizuar për Kaçifasin.

“Sot në kishën e Bularatit janë parë njerëz të ardhur nga Greqia me veshje të forcave speciale të ushtrisë greke. Njeriu me bluzë të zezë është njeri nga forcat greke…”, shkruan Llalla.